MOSMIRENJOHËSIT
Rrallë e më rrallë tani më kujtohesh
dhe pse s’takojmë, aspak s’ma ndjen,
tashmë veten fute në thesin mosmirnjohes
tek ata që thuhet rëndom: “ç’ja fishkëllen”.
Nuk ishte e thjeshtë, aspak e lehtë
ti kthesh shpinën dikuj që të shitej mik,
por ndodhka kjo dhe jo rrallë në jetë
miku që s’njeh mirënjohje u lërka të ik.
Miqësitë për çudi ngjakan me pemët
pasi rritën, prodhojnë mirësi si fruta,
paska nga ata që si pemë u krasiten degët
që përjetësisht të kenë kurora të bukura.
Rrallë e më rrallë tani më kujtohesh
dhe pse s’takojmë, aspak s’ma ndjen,
kur kishe nevojë si qen më lasdroheshe
tani nga kurora e pemës të krasita si degë.