Thursday, December 26, 2024
BallinaVitrina e libritShepresa Zurnaci -GJUHËS SHQIPE I KËNDOJ

Shepresa Zurnaci -GJUHËS SHQIPE I KËNDOJ

GJUHËS SHQIPE I KËNDOJ

Në mergim unë sot jetoj
Gjuhën e nënës s’e harroj
Në gjuhë shqipe ia them këngës
Ma të bukurën gjuhë të nënës


Unë flas shqip zemra këndon
Kur dhe tjerët dëgjoj kjo më lumturon
Gjuha shqipe ndër brezni
Mjalt ndër breza është gjithnji


Ah! Sa bukur më tingëllon
Kur në shqip kënga ushton
Kraharori fort m’buçet
Shqip do flitet sa t’ketë jetë


N’trojet tona shqip për herë
Me këtë gjuhë ma me vlerë
Shqip të flasë shqiptari kudo t’jetë
Me gjuhë t’nënës gjuhen e vet

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT