Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritUrtësiLanda Mollishti-(Një tufë me fjalë të urta)

Landa Mollishti-(Një tufë me fjalë të urta)

  1. Nuk duhet të luftojmë njerëzit e ditur që na japim dije, por, duhet të gjithë së bashku t’i zbatojmë porositë e tyre.
    Vetëm kështu mund të kemi përparime për të mirën tonë, e të brezave të ardhshëm.
  2. Ne duhet të shfaqim sjelljet më të mira në familje në mënyrë që, fëmijët tanë të shikojnë e mësojnë.
  3. Thjeshtësia e njeriut është më e bukur se bukuria.
  4. Respekt do të thotë, të trajtosh tjetrin
    me kujdes, me vëmendje më të madhe.
    Respekti është themeli i Dashurisë.
  5. Secili nga ne duhet
    t’i hedhë një
    vështrim serioz
    vetes, ku gabova, e ku
    s’gabova; dje, ku po
    gaboj sot, si do
    të vlerësohem nesër?!
    Asgjë nuk ndodh
    rastësisht.
  6. Njeriu, nuk quhet i guximshëm i
    mençur, vetëm kur ka guxim, por kur guximin din ta përdorë me arsye,
    në vendin dhe kohën e duhur.
  7. Një botë pa dashuri, pa respekt, mbetet e errët, e verbër, sikur të ishte
    natyra pa ngjyra.
  8. Sikur lexuesi të qëndronte veç disa orë, jo më shumë, në biblotekën e një shkrimtari, mesiguri do t’i kushtonte më shumë rëndësi leximit, pasurimit me dituri.
  9. Fëmijët tanë duhet të mësohen (edukohen) që në vegjëli nga prindërit dhe nga mësuesit, sesi të japin dashuri dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë.
  10. Nëse përbuzim, e nuk tregojmë kujdes si shoqëri, për njerëzit me aftësi të kufizuara, është njësoj; si të përbuzim veten tonë.
  11. Njeriu i thjeshtë, nuk flet kurrë për vete.
    Sa më shumë flasim për meritat tona, bëhemi të bezdisshëm; aq më pak na dëgjojnë dhe na respektojnë të tjerët.
  12. Mëndjemadhësia, është tipar i kundërt i thjeshtësisë.
    Mendjemadhi, kujton se i din të gjitha dhe mjerisht s’din asgjë, pikërisht kur mendon se i din të gjitha.
  13. Ne, nëse falim personat që gabojnë ndaj nesh duhet ditur se; respektojmë veten tonë, por, nuk harrojmë.
  14. Njerëzit e ndjeshëm (emocionalisht) bëjnë vetëm të mira, e vendosin veten në hallet e të tjerëve.
  15. Përsosmëria e një kombi nis nga familja.
    Familje e shëndoshë, shoqëri e shëndoshë dhe anasjelltas…
  16. Nuk duhet të mendojmë se çfarë mund të bëjnë të tjerët për ne, por, çfarë duhet të bëjmë ne për veten tonë.
  17. I huaji mbetet i huaj, ne duhet ta shpëtojmë vet shtëpinë tonë(atdheun).
  18. Vetëm një gjë e shpëton shoqërinë tonë.
    Respekti dhe dashuria ndaj njeri tjetrit.
  19. Nëse nuk hedhim një vështrim prapa se si vepruan të parët tanë për të mbrojtur kombn tonë, kurrë nuk do të ecim përpara.
  20. Nuk duhet vetëm teori nga ne, por, mësimet kanë vlerë(fitore) nëse ne të gjithë së bashku i zbatojmë në praktikë.
  21. Bota shpëtohet duke shpëtuar njeri tjetrin.
  22. Gjëja më e rëndësishme për njerëzit është, të dimë kush jemi dhe çfarë vlerësojmë.
  23. Fëmiun duhet ta mësojmë që në vegjëli me rregullat e familjes, si të mbajmë përgjegjësi për çdo veprim negativ a pozitiv?!
  24. Prindërit janë të vetmit njerëz që dëshirojnë, fëmija e tyre të përparojë më shumë se ata në jetë.
  25. Ligësia e një njeriu të papërmbushur me pushtet, kthehet në një fatkeqësi kombëtare.
  26. Nëse shoqëria jonë nuk ndreq gabimet e kaluara, kjo do të thotë se;nuk mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë.
  27. Koha që po jetojmë është çfarë ne po ndërtojmë, mirë apo keq?!
  28. Nëse nuk respektojmë figurën e mësuesit, nuk kemi respektuar veten, prindërit tanë.
  29. Një fëmijë i edukuar, është pasqyra e prindërve të edukuar.
  30. Mos shih çfarë bëjnë të tjerët për ty, por, bëhu shembulli më i mirë ti për të tjerët.
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT