NË EMËR TË LIRISË
( monolog i një fëmije lindur pas lufte )
Nuk isha lindur atëherë
Fatmirësisht
Sikur të isha lindur do të isha edhe unë Udhëtare e udhëve të tmerrit
E uritura netëve të gjata pa hënë
Banore e një vendi ku njerëzit nuk guxonin ta ëndërronin lirinë
Më mirë që nuk kisha lindur ende
Ehhh më mirë
Sa të tjerë kishin lindur
Të rritur ishin me qindra si unë
Kishte edhe foshnja që strukeshin gjiut të nënave
Të rinj që krruseshin për t’u bërë të vegjël
Më mirë që nuk kisha lindur ende
Ehhh
Më mirë
Ndryshe do të shihja pranverën e përgjakur
Varret e të dashurëve që prisnin eshtrat
Fqiun tim tek bridhte sokakeve për një kafshore buke
Babin e mamin tim në karvanin e gjatë tek braktiste Kosovën
E ku ka më tmerr
Ku ka më dhimbje
Ku ka më errësirë se sa atëherë?!
Andaj
Sot po e mbjellë një lule këtu
Në oborrin tim
Një eja merre për oborrin tënd
Ma jep dorën ti moshatarja ime
Edhe ti atje moshatari im
T’i japim frymë Kosovës
T’ia lidhim plagët e së djeshmes
Në emër të asaj kohe
Për këtë ditë
Për nesër
Në emër të lirisë