Mot i mirë, kryesisht me diell parashihet të premtën. Pasdite do të ketë vransira të pakta lokale, por nuk parashihen kushte për të reshura. Temperaturat shënojnë një rritje të lehtë në 27C e 29C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-9m/s.
Në fundjavë do të mbretërojë mot më i nxehtë e kryesisht me diell, me temperatura deri në 32C e 33C, njofton Prishtina Weather.
Kryesisht me diell paraqitet moti edhe në ditët e para të javës vijuese. Përreth viseve malore, të hënën pasdite mund të vije deri tek zhvillime të ndonjë rrebeshi të shkurtër shiu. Temperaturat maksimale shkon deri në 34C e 35C.