Tuesday, July 15, 2025
BallinaSportFinalja e Europianit do gjykohet nga një francez

Finalja e Europianit do gjykohet nga një francez

Finalja e Europianit, mes Spanjës dhe Anglisë, do të gjykohet nga François Letexier. Francezi do të jetë arbitër kryesor në ndeshjen e 14 korrikut në Berlin.

35-vjeçari mban stemën e FIFA-s nga viti 2017, ndërsa ka gjykuar 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij.

Në Europianin e këtij viti, ai ka drejtuar tre ndeshje: Kroaci-Shqipëri, Danimarkë-Serbi dhe Angli-Gjeorgji. Gjithashtu Letexier ishte gjyqtar i katërt në ndeshjen hapëse, mes Gjermanisë dhe Skocisë.

Në VAR, do të jetë gjithashtu në arbitër nga Franca, Jérôme Brisard i ndihmuar nga Willy Delajod dhe italiani Massimiliano Irrati.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT