Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë.
Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, njofton se temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, njofton IHMK.
Keni kujdes nga rreziku i dehidrimit dhe goditjes së nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.