Kylian Mbappe do të prezantohet shumë shpejt si futbollist i ri i Real Madridit.
Ylli francez e pati sot një ditë të ngjeshur, duke nisur nga vizitat mjekësore, ku u prit nga dhjetëra tifozë në oborrin e spitalit, të cilëve u ndau autografe.
Më pas ai e mori rrugën drejt stadiumit, ku e nënshkroi kontratën pesëvjeçare me “Los Blancos”, deri në vitin 2029, për të pozuar më pas me fanellën e bardhë dhe me numrin 9, të cilin do ta mbajë në fanellë, shkruan “Gazeta Express
Ai ishte i shoqëruar nga presidenti i klubit, Florentino Perez, i cili ia prezantoi edhe trofetë e klubit në muzeun e stadiumit.
Shumë shpejt, Mbappe do të prezantohet përpara afro 85 mijë tifozëve, të cilët po e presin në stadiumin ikonik “Santiago Bernabeu”.
Debutimi i tij me “Los Blancos” mund të ndodhë më 14 gusht, në ndeshjen e Superkupës së Evropës kundër Atalantës në “PGE Narodowy Stadium” të Varshavës në Poloni. /Gazeta Express/