Edhe gjashtë ditë kanë mbetur deri në nisje të Lojërave Olimpike në Paris.
Dhe faqja “Olympics” ka bërë një analizë të xhudistëve pjesëmarrës.
Në mesin e shumë emrave të mëdhenj të historisë së xhudos, “Olympics” ka përfshirë edhe Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.
Sipas faqes zyrtare të Lojërave Olimpike, Krasniqi e Gjakova janë prej xhudisteve që duhet përcjellur përgjatë Olimpiadës verore.
“Xhudistet e Kosovës do të synojnë më shumë medalje ari, me kampionet Olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, që është ngritur në kategori. Kosova ka tri medalje Olimpike, të gjitha të fituara nga vajzat, dhe të gjitha nga sporti i xhudos”, ka shkruar “Olympics” të shtunën.
Majlinda Kelmendi ishte xhudistja e parë që fitoi medalje Olimpike. Ajo të artën e fitoi medaljen ngjyrë ari në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit në vitin 2016. Garoi në kategroinë deri në 52 kilogramë.
Në Tokio 2020, xhudistet e drejtuara nga kryemjeshtri Driton Kuka, fituan edhe dy medalje tjera të arta.
Distria Krasniqi, që në Paris do të garojë në kategorinë deri në 52 kilogramë, triumfoi në kategorinë deri në 48 kilogramë.