Sunday, September 8, 2024
BallinaSportDerbi i kosovarëve në Rumani, Rrahmani e Korenica shkëmbejnë fanellat

Derbi i kosovarëve në Rumani, Rrahmani e Korenica shkëmbejnë fanellat

Katër futbollistët kosovarë, Albion Rrahmani e Florent Hasani, pjesë Rapid Bukireshtit dhe Meriton Korenica e Armend Thaqi te CFR Cluj, u takuan mbrëm në javën e dytë të superligës së Rumanisë.

Derbi i kosovarëve, përfundoi me barazim 2-2, ku Rrahmani e Hasani shënuan gol, Korenica po ashtu pati ndeshje të mirë derisa Thaqi u aktivizua në fund.

Dy ish-futbollistët e Ballkanit, Albion Rrahmani e Meriton Korenica, në fund të takimit shkëmbyen fanellat, duke treguar respekt mes njëri-tjetrit, pavarësisht së gjatë minutave të kaluara në fushën e blertë ishin kundërshtarë, shkruan indeksonline.

Ata ishin dy nga futbollistët kryesor të Ballkanit në vitet e fundit, duke u shpallur edhe Kampion të Kosovës dhe kanë luajtur edhe në grupet e Conference League.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT