Saturday, September 13, 2025
BallinaSportDistria Krasniqi mëson kundërshtaren, ja kur pritet të garojë

Distria Krasniqi mëson kundërshtaren, ja kur pritet të garojë

Kanë startuar duelet e xhudos në Lojërat Olimpike. Kategoria e meshkujve deri në 66 kilogramë dhe ajo e femrave deri në 52 kilogramë janë sot në program

E Distria Krasniqi do të garojë sot në Paris, shkruan Gazeta Express.

Pasi e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të kaluara në Tokio në kategorinë deri në 48 kilogramë, Distria Krasniqi kërkon suksesin e njëjtë në një kategori më të rëndë, atë të 52 kilogramëvë.

Rreth orës 11:30 pritet që të garojë Distria Krasniqi, e cila në raundin e parë do të jetë e lirë.

Në raundin e dytë, xhudistja kosovare do të ndeshet me Maryam March Maharani nga Indonezia.

Dje, garimin e ekipit kosovar e nisi Donjeta Sadiku në boks, e cila shënoi fitore në përballjen e parë.

Gjatë tri ditëve në vijim do të ketë xhudistë kosovarë që do të garojnë në Lojërat Olimpike.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT