Friday, December 27, 2024
BallinaLajme“Ishalla natën bile si dhem”, biseda e minatorit me gruan, pasi doli...

“Ishalla natën bile si dhem”, biseda e minatorit me gruan, pasi doli t’i marr borxh ilaçet për fëmijën

Minatorët e Trepçës nuk kanë marrë pagat prej dy muajsh, për shkak të krizës financiare të kompanisë publike.

Shumë prej punonjësve edhe publikisht kanë treguar se gjendja e tyre financiare dhe e familjeve të tyre është rënduar dhe kanë hyrë në borxhe.

Një minator, në kushte anonimiteti, ka ndarë një bisedë me gruan e tij, ku bisedojnë për blerjen e disa ilaçeve për fëmijën e tyre të sëmurë.

Minatori që doli në qytet për t’i blerë ilaçet për femijën, i shkruan gruas se po bëhen 20 euro edhe në barnatore nuk po ia japin borxh. “Ishalla naten bile si dhem”, shton minatori.

“Po ja lypi ni shoku nja 5 ero tmi gjet, veq qato pika bile”, ia kthen minatori gruas së tij, kur ajo i thotë që së paku një ilaç të mund t’ia blejnë.

Minatori nuk ka dashur ta zbulojë identitetin, por vetëm të tregojë për gjendjen e rëndë financiare me të cilën po përballet ai dhe shumë kolegë të tij, për shkak të punës pa marrë paga për dy muaj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT