Wednesday, September 18, 2024
BallinaLajmeI dha ndihmën e parë, tregon se si gruaja e plagosur e...

I dha ndihmën e parë, tregon se si gruaja e plagosur e kërkonte djalin e saj

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, ku një grua është plagosur me armë zjarri.

Dyshohet se autori i kësaj ngjarje është burri 73-vjeç, me të cilin bashkëjetonte që disa vjet viktima.

I dyshuari është arrestuar menjëherë nga policia në vendin e ngjarjes.

Aty ishte edhe një person, i cili i dha asaj ndihmën e parë.

Edison Krasniqi, tregoi për emisionin Kosova Today, në Klan Kosova.

Krasniqi tregoj se gruaja vazhdimisht kërkonte djalin e saj.

“Por, nuk e shihte për shkak se nuk mund të lëvizte, djali ishte sipër nesh. Gjatë asaj kohe më ka shtreguar dorën, kam komunikuar me të. E ka marrë një shishe me ujë ia kam lagur buzët për shkak se kishte dhimbje”, tha Krasniqi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT