Wednesday, September 18, 2024
BallinaSportKy është plani rezervë i Barcelonës në rast se dështon transferimi i Nico...

Ky është plani rezervë i Barcelonës në rast se dështon transferimi i Nico Williams

Barcelona ka siguruar Dani Olmon, por Nico Williams gjithashtu është një nga objektivat kryesorë të klubit.

Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë të arrihet deri te sulmuesi spanjoll i cili duket se ka vendosur të qëndrojë edhe një vit tjetër në Athletic Bilbao.

Barcelona po insiston duke tentuar t’ia ndryshojë mendjen futbollistit, por deri më tani e kot.

Gjithsesi gjiganti katalunas nuk do të pres edhe gjatë për të arritur te Nico Williams dhe po studion edhe alternativa të tjera.

Sipas asaj që ka njoftuar Mudo Depertivo, sulmuesi francez Kingsley Coman është opsioni B nëse nuk arrihet Williams.

Coman nuk është në planet e Bayernit dhe bavarezët janë të gatshëm ta lënë në huazim një vjeçar francezin.

Deco po studion këtë opsion dhe nëse nuk arrihet Coman atëherë do të tentojnë huazimin e francezit. /Telegrafi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT