Thursday, November 21, 2024
BallinaUncategorizedElvira Zeneli-NJË FLUTUR NË PLAZH

Elvira Zeneli-NJË FLUTUR NË PLAZH

Një flutur plazhin kish përzgjedhë
Dhe bukur fluturonte me krahët e saj të shkruar
Në çast aroma e një gruaje e kishe ndjellë
Dhe me afsh dashuror e pikasi menjëherë.
Ashtu e shtrirë iu duk si Afrodita.
Dhe iu soll përreth me frikë në zemër
Por në fund mblodhi forcë dhe ateroi
Aty mbi barkun e saj, mu te kërthiza.
Dhe krahët i la hapur mbi atë trup për mrekulli.
Të dukej si një lule t’ ua shtonte atë bukuri.


Nuk dinte se ç’të bënte e ç’të thoshte vallë.
Vetëm bukurinë e saj e shijonte me mall.
Thonë se ishte flutur, thonë se ishte mrekulli.
Nuk e dinte kush pse iku përsëri.


Ajo kishte përshkuar qindra kilometra me një mision .
Të merrte aromën e saj, ta bartte si medaljon.
Djaloshi i cili e kishte porositur,
E donte atë vashë me zemër të sfilitur,
Meqë vetë të shkonte s”kishte mundësi.
Fluturën e porositi aromën e asaj femre t’ia sillte në shtëpi.
Kjo iu duk përrallë, ndoshta dhe pamundësi.
Po djaloshi aromën e asaj bukurosheje.
E shijoi me ëmbëlsi…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT