Thursday, September 19, 2024
BallinaLajmeNë qendër të Mitrovicës Veriore, hapen degët e Postës dhe Telekomit të...

Në qendër të Mitrovicës Veriore, hapen degët e Postës dhe Telekomit të Republikës së Kosovës

Pa kaluar as një muaj nga mbyllja  e 9 degëve  të Postës së Serbisë në veri të  Republikës së Kosovës tashmë vendin e tyre po e zënë Posta dhe Telekomi i Kosovës.

Në shëtitoren kryesore në pjesën veriore të Mitrovicës pikësht afër sheshit “Car Llazar” janë vendosur tabelat e Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Siç shihet në foto punimet  aktualisht janë duke vazhduar ku shihen disa punëtorë të këtyre dy  ndërmarrjeve publike duke  punuar  në pjesën e jashtme të objektit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT