Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritDava Gjoka-SE N'PRANVERË ÇEL TRËNDAFILI

Dava Gjoka-SE N’PRANVERË ÇEL TRËNDAFILI

Bashkë me Gushtin iku vapa
Vrapojnë ditët një nga një
Pak nga pak ,po zgjat dhe nata
Vendin ,Vjeshta ,po e zë


Buzëqesh ,ti o njeri
Jeta është si gjethe Vjeshte
Bie sot , çel përsëri
Jepi ,ti, veç buzëqeshje


Po vjen Vjeshta e prap do t’shkojë
Bashkë me të do ikë dhe Dimri
Askush s’duhet të harrojë
Se n’Pranverë çel trëndafili

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT