- Heshtja, është përgjigja e një njeriu të pjekur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.
- Inteligjent nuk është ai, që mendon një herë, por, ai që matet shumë herë, e lë pas gjëra me vlerë.
- Nëse ti nuk respekton veten dhe të tjerët, nuk ka vlerë dituria jote.
- Në jetë nuk mjafton vetëm të jesh i guximshëm, por, të marrësh përsipër gjërat që ti je i zoti t’i çosh deri në fund.
- Zakonisht, kur njeriu është në moshën e shtyrë pendohet (kupton) për gabimet e jetës.
- Një fjalë e ngrohtë, e matur, është si një puthje e ëmbël.
- Njerëzit e fjetur, nuk mendojnë të bëjnë diçka të re, prandaj “nuk gabojnë”.
- Njeriu injorant,
(i pa ditur) përdor forcën në vend të dijes. - Në jetë që të dish nuk mjafton veç leximi, por, duhet të dëgjosh shumë dhe të pyesësh…
- Njerëzit që marrin vendime të nxituara, zakonisht dështojnë.
- Mosbesimi krijohet, nga mungesa e sinqeritetit midis dy palëve.
- Nuk mund të vlerësojmë karakterin e miqve nga një gabim, por, respektin, mirësinë, ndihmën, që na japin në kohëra të vështira.
- Njerëzit e ndershëm, të sinqertë, janë më të vetmuarit në këtë botë të interesave kapitaliste.
- Dhuna në familje, lë kujtime të hidhura gjithë jetën në shpirtin e fëmijëve.
- Nëse nuk pyesim, do të thotë:
Nuk kuptohemi gjatë komunikimit, si rrjedhim nuk përparojmë. - Në këtë kohë, mburravecët i takon kudo, ndërsa njerëzit me merita nuk është e lehtë t’i takosh.
- Prindërit, duhet ta kuptojnë se, të rinjtë sot, më shumë se kurrë, kanë nevojë për të lexuar libra,
(për të pasur dije)
-e jo vetëm të kënaqen me rroba moderne(firmato) - Nëse don të kënaqësh prindërit, atëhere, nderoi me sjellje dhe dituri.
- Mos mbaj mëri sepse nuk të respekton miku/mikja por, analizo veten se si sillesh ti me ta.
- Suksesi nuk vjen me lëvdata, por, me shumë punë e dije.
- Faji mbetet tek ai që flet pa u menduar, e jo tek ai që të lëndon.
- Në jetën bashkëshortore nuk duhet të dominojë frika, por, respekti.
- Fëmiu, është i lumtur vetëm atëhere, kur sheh prindërit që duhen e respektojnë njeri – tjerin, e jo të tregojnë kujdes vetëm ndaj tij.