Wednesday, January 15, 2025
BallinaVitrina e libritAvni Neziri-HALLET E SHQIPES

Avni Neziri-HALLET E SHQIPES

500 vjet krajli e sulltana
maskarenjt ishin shejtanë
ndërtuan kala me tonat koka
i madhi zot pse i duron toka


tash na vijnë e fëlliqin dhenë
po kjanë toka për Skënderbe
pushkën n‘dorë t‘marim n‘nishan
mos t‘lëmë gjallë krajl as sulltan


na janë trrugun si sorra t‘këqija
njiherë turqit e tash shkinija
dojnë me i nda trojet e mija
kjanë Kosova, thërret Shqipnija


hasëm jashtë e hasëm mrena
po kjajnë kullat me bedena
qohuni Zahira e qohuni Adema
Gjergj Kastriot e Avni Rrustema


Sa bij kem humbë i madhi Zot
mallkojnë nënat gjithë me lot
mos t‘lejojmė me na nda sot
t‘bashkojmë trojet për jetë e mot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT