Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritBarie Çupi -Dora jote

Barie Çupi -Dora jote

i dashur,
të kujtoj në ngjizjen e parë të syve,
një flakë rrufeje ra mbi fijen e hollë të shikimit tënd,
unë u vara ta mbaj,
e lidha nyje pas nyje,
me durim ta forcoj në çdo kënd.

eh…i dashur
që dashuri more sa një mal me peshë,
e si nuk fale një grimë nga vetja jote,
shty e shty që afër mos më keshë…
jojo,s’mu tut fryma,
kur zemra u kris e u zbeh si fundbote,
e di që më vonë as vetja s’do më presë,
se kur të marrë arratinë,
as mish,as kockë,
as hije,
as lot s’do më gjeshë.

ndaj as në ëndrra,
mos ma prek indin,
ku zjarri dogji rrugët tona në ditverë,
mos kujto asgjë,
zëre se nuk më pe ndonjëherë,
valset më të bukura me ty i vallzova,
përhumbur më mbeti ndër sy,
veç fija e hollë që mos këputej,
ndërsa dhimbshëm
dhe qivurin e ftohtë provova,
se vdekjen ti m’a nguce përsëgjalli gjithsamote,
herë si me tallje,
herë i rrëmbyer më vrau dora jote.

i dashur,
janë të mira kujtimet kur dalin prej baules së shpirtit,
shkarkesë elektrike,
copëza dashurie,
që rrufeja i dogji n’ato vite,
e nuk di …
pse dua të çlirohem
nga kësi fjalësh bërë gunga-gunga,
koha më bërtet me të mira,
qetë-qetë,
pak gjumë,pak zgjim,
se iku e shumta,
e djeshmja aty,
një merimangë në rrjetë.

tani mjaft dërdëllita për ty,
për ato ,
e për ca tjerë që më përgjojnë pas shpine,
bota është gjithkund e pafund,
kudo në lëvizje,
gjithmonë afër shpëtimit,
shoqërojmë diejt e mendimit,
sa mall,
sa numra në zbritje…
e hapa
e shkallë,
drejt qiellit në ngjitje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT