Erling Haaland shënoi het-trikun e dytë radhazi teksa Manchester City mposhti West Hamin në Londër, duke thyer kështu një rekord 30-vjeçar.
Ka vetëm pak mundësi për të ndalur Haalandin dhe shumica tentojnë, por dështojnë.
Ipswich javën e kaluar ishin viktima të het-trikut të shtatë të norvegjezit në Ligën Premier, ndërsa ai shtoi një tjetër përballë tifozëve të West Hamit.
Ai tani është bërë lojtari i parë që prej Paul Jewell të Bradford Cityt që 30 vite më parë kishte shënuar dy het-trika radhazi në tri ndeshjet hapëse.
Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë i bie që Haaland shënon një het-trik çdo nëntë ndeshje, për ta krahasuar këtë me sulmuesit e tjerë, Harry Kane iu deshën 320 ndeshje për të kapur shifrën e tetë het-trikave, Sergio Aguero ka 12 het-trika dhe këtë e kishte arritur në çdo 24 ndeshje.
Haaland duket i rifreskuar pas pushimeve verore ndërsa rekordi i tij i golave në një sezon të vetëm të ligës është 35 gola, por ai duket i gatshëm këtë vit që ta thyejë atë.
24-vjeçari do ta ketë mundësinë ta zgjerojë rekordin e tij të golave pas pushimit me kombëtare, atëherë kur City do të jetë nikoqire e Brentfordit në ‘Etihad Stadium’.