Thursday, June 26, 2025
BallinaVitrina e libritLanda Molishti-Një tufë fjalë të urta

Landa Molishti-Një tufë fjalë të urta

1. Njerëzit e fortë luftojnë në heshtje pa u ankuar, e kundërta ndodh me njerëzit e dobët, ankohen pa përjetuar vuajtje.

2. Mos e duaj mikun/en, vetëm kur keni interes, duaje dhe ndihmoje në çdo kohë.

Do të vijë dita që me të vërtetë do të kesh nevojë, pastaj dera nuk do të hapet.

3. Nëse i duam dhe nderojmë prindërit, kemi nderuar veten tonë. Ata gjithë jetën e tyre, ia kushtojnë fëmijëve.

4. Mik/e i mirë është ai, që të vë në dukje gabimet, jo ai që të lavdëron kur nuk e meriton.

5. Shoqërisë sonë i mungojnë gjëra me rëndësi: nderimi dhe dashuria për njeri-tjetrin, ç’rëndësi ka pasuria e madhe?!

6. Çdo shqiptar/e,

i ndershëm duhet në radhë të parë të dashurojë me shpirt atdheun, e më pas të nderojë botën.

7. Vetëm Nëna Shqipëri e ka derën e çelur në çdo kohë për fëmijët e saj.

8. Kënaqësia më e madhe e mësuesit është, kur nxënësi

ka rezultate të mira, kur ka sjellje të shkëlqyera.

9. Mirëkuptoje, respektoje moshën e tretë, një ditë ndoshta do të ulemi, në atë karrige.

10. Nëse fëmiu nuk gjen gjuhë të përbashkët me prindërit, duhet të vrapojë tek gjyshi/gjyshja, me siguri do të zgjidh problemin.

11. Nëse doni të mësoni të vërtetën, pyesni një fëmijë, fëmiu është i drejtë, i sinqertë.

12. Është e pamundur të japësh mësime, (të jesh bamirës teorikisht), pa dhënë shembullin personal në praktikisht.

13. I edukuar është ai njeri, që i bën ballë me heshtjen, durimin e tij, përballë një të pa edukuari.

14. Shqetësimi është njësoj si ftohja, përshkon trupin dhe shpirtin, largohuni nga njerëzit negativ, vetëm kështu do të qëndroni larg mjekut.

15. Njeri i ditur, i zgjuar, është ai person, që kuptohet qartë nga të gjithë, që e karakterizon dijenia e gjithanshme thjeshtësia, për të gjitha shtresat popullore.

16. Shoqëria jonë duhet të kuptojë se, pa e ç’rrënjosur urrejtjen midis njeri-tjetrit nuk arrijmë dot gëzime as fitore.

18. Ne, duhet të pranojmë humbjen, që pastaj të punojmë dhe të gëzojmë fitoren.

19. Politikanët tanë pushtetin e kanë idhull, popullin po e trajtojnë si gjallesë shtazore.

20. Jeta jetohet për dy qëllime:

Të fitojmë gjënë më të shtrenjtë lirinë, pra, të jemi të gatshëm, të bashkuar, për ta mbrojtur atë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT