Ku humbe…! – Ku u trete dashuri !
Sot o kurrë, bota ka nevojë për ty
Dashuri ! – Kush të çoj në amshim
Tërë bota sot, për ty është në pikëllim !
Dashuri kthehu ! – Eja dhe njëherë !
Eja njerëzimit sjelli pranverë
Dashuri eja ! – Eja mos u vono !
Eja nga gjumi letargjik na zgjo !
Dashuri zgjohu ! – Ri-lind dhe njëherë !
Pa ty bota është në skëterrë
Sot njerëzimi është në pikëllim për ty
Njerëzimi nga ti kërkon..! – Ri-zgjim dashuri !
Dashuri ! – Për ty sot vuan, dhe vendi im !
Dhe zogjtë ikin e thonë, nuk ka më pas kthim
Dashuri eja ! – Eja shpirti im !
Eja dashuri e ngroh, dhe mbi qiellin tim…!
- Dashuri..!
- Bota kërkon… – Ri-zgjim nga ti !
- Bota kërkon… – Shërim dhe qetësi !
- Bota kërkon… – Paqe dhe liri !
- Bota kërkon… – Shumë e shumë nga ti !
- Ri-lind e ri-kthehu, dhe njëherë dashuri !
- Sot o kurrë….! – Bota ka nevojë për ty !