Prindërit gjithmonë
Për fëmijët punojnë,
Prandaj mos i hidhëroni
Se veten e nënçmojmë.
Mos i përbuzni ata
Se do t’i kërkoni,
Se dikur ata ikin
Vetën e lëndoni.
Mos i rëndoni me fjalë
Se dje ai të përkundi,
Se fjala e rëndë
Është sikurse plumbi.
Secili prind në botë
Për fëmijët mendon
Të bëhet më i mirë se ata
Dhe jetën ta gëzon.
Edhe nëse bëhesh mbret
Dije se prind i ke
Dhe për prindërit e tu
Ti si fëmij je.
Fjala e hidhur
Prindërit i shkatërron
Shpesh nga pakujdesia
Ata i lëndon