Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritAgim Vinca-Kujtoj Mësuesin

Agim Vinca-Kujtoj Mësuesin

Pat ikur mesuesi im ne Turqi,
une abetaren e laga me lot,
ne zemer me hyri fytyra e tij
dhe s’me hiqet as sot.

I vogel isha atehere, pak dija
jeta me dukej loje e defrim,
po ngado qe shkoja, kudo qe vija
shihja fytyren e mesuesit tim

Degjogja zerin e tij te dashur
kur binte zilja per ne mesim,
degjoja zerin e tij te dridhur:
“E di c’eshte mergimi ti, Agim?”

Por une s’e dija, s’kuptoja asgje,
c’ishte mergimi dhe Anadolli
Syte e mesuesit ishin me lot,
ate dite qe fshati e percolli.

Kaluan dite, kaluan vjet,
librin nga dora s’e leshova,
ne banka te shkolles edhe ne jete,
punet e kesaj toke mesova

Mesova une se c’ishte mergimi
shtepia pa plang, sofra pa buke
mesova pse mesuesi im
na la dhe mori te largeten rruge.

Sot, kur dhe vete me ditar,
dal perpara nxenesve te mi,
e kutjoj mesuesin tim te pare,
arratisur larg ne Turqi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT