Zakonisht na vinin kurbatkat tek shtëpia përdhese
Me sa mbaj mënd unë isha më e vogël se nëntë vjeçe
Vinin me shami me temina të mbuluara kokë e këmbë
Merrnin e nga një qerre me fëmijë ashtu të përlyer qure e lotë
E dersa u jepte mamaja nga një kothere bukë në dorë
Thoshte; “duan të hanë dha ato, se na mbetën në derë, kohë e vaktë”
E unë e pyesja me habi- “po pse u jep ti?
Që prapë të na vijnë?!”
E mamaja gjithmonë na porosiste “mos ua hapni derën kur të mos jem unë, se të përlajnë me plaçka e me ushqime”!
S’u ke derman atyre, bëjnë sikur të shtijnë fall e të rrjepin lëkurën, fatin e ta bëjnë dhe magjinë”!
E më vonë pasi morën shtëpi në pallatet e reja më 79-tën
Ato prapë na vinin në çdo derë të kateve
E unë sa herë që shihja që të ngjiteshin për në katin e tretë
Unë mbyllja derën nga brënda me çengel,
E i shihja nga syri magjik derisa zhdukeshin e pa zë!
Njëherë më gjetën në shkallë duke shkundur rrugicat
E m’u lutën t’u jipja ndonjë plaçkë
Më panë fundin veref të kuq terital që kisha veshur
“Ua sa i bukur fundi , ma jep mua e të keqen se do tl shoh fatin në dorë”
E unë si fëmijë e hoqa e ja u dhashë!
Po ndonjë koriçkë buke ke?
Edhe një cop bukë u dhashë!
Por për fat në atë orë erdhi babai e ikën si të marr’
Babai i pa shtrëmbër e ato duke folur në gjuhën e tyre se p’ thanë;
Babai duke belbëzuar “ik sikterr, bojën mos ua pafsha”