Ngadal e leht gjethet bien në tokë
Një erë e freskët ballin më lëmon
Iku vapa dhe kjo ditē që erdh sot
Ngjyrat ndrruan,verdhësia afron…
Edhe shpezët kanē nisur të ikin
Po kërkojnë ngrohtësi diku tjetër
Deri sot më kēnaqnin shpirtin
Tek vargjet e mia i hidhja në letër
Vjeshta dredharake me stuhi e shi
Ç’më kujton jetën time nëpër vite
Ishin vite të rënda plot ankth e zili
Por shpresë kisha se pranvera do vie
Nga dritarja shikoj qiellin ngjyrë gri
Disa re enden sikur do të sjellin shi
Iku ngrohtësia detit valët iu trazuan
Dhe gjethet që bien n’tokë ,u verdhuan.
Ngadal e leht dhe vitet po ikin…
Koha që kaloi s’do kthehet kurrë
Sa e sa ëndrra sot ende trokitin
Eh… jeta vazhdon,por jo si dikur..