Eja me mua në pyll,
tani që gjethet bien si puthje të arta.
Nga degët bien hijet e stinës së shkuar,
dhe toka mbulohet me qetësinë e tyre të ngrohtë.
Por tani që dielli fshihet pas reve,
hapen dyert e erës dhe dalin perënditë e harruara,
.e fjalët e tyre të humbura në gjethnajën e zverdhur..
E vjeshta hesht, si në një pikëllim të butë.
Hapen portat e mjegullës,pemët heshtin si në një përqafim të humbur
Eja të ecim nën lisat e zhveshur,
por stina e shpresave nuk është më.