Tuesday, September 17, 2024
BallinaVitrina e libritNijazi Kastrati-PËR TY ENDE NDJEJ MALLËNGJIM

Nijazi Kastrati-PËR TY ENDE NDJEJ MALLËNGJIM

Për ty ende ndjej mallëngjim
Nga atëherë kur ike n’perëndim
Në ty unë mendoj edhe sot
E nga syri shpesh më rrjedh lot


Për ty moj zeshkane thatanike
Që dhimbjet çdo ditë m’i rrite
Për ty kjo zemër ende rënkon
Sepse të ka dashur e prap të don


Për ty që zemrën e ke bë gur
Ndoshta dhe s’më ke dashur kurrë
Si nuk munda këtë zemër ta ndali
Por dashurinë e pastër ty ta fali


E ti asnjëherë se fole një fjalë dot
Që nga atëherë kur ike, por edhe sot
Më thuaj që zemra ime të ndjehet rehat
Unë të deshta fort por s’qe fat!


Më thuaj, të lutem më thuaj
Mos më lë kështu ende të vuaj
Ma shëro këtë shpirt plot rënkim
Edhe pse ende për ty ndjej mallëngjim!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT