Tuesday, September 17, 2024
BallinaVitrina e libritRiza Braholli Mborja-Ankthi im

Riza Braholli Mborja-Ankthi im

Ankthi im është një lis i moçëm
rritet e madhohet me rrënjët e shtrira në mua
ngërthyer në palcën e ashtit hap degët e gjera
mbledh erëra shushurin e ofshan përmjet gjethesh


Tmerrohem
orakulli i tempullit tim ogurkeq
më sheh me sytë e ngrira
bebet e zmadhuara në të zezë


Hija e pemës ka peshën e malit
mbuluar nga mjegulla e bora qorre plot terr
I shkel hijen e s’më lë të ik


Ankthi im i lashtë është modern
turma e njerëzve të veckël, të veckël
ecin njëshkolonë të bindur
pas hijes së drejtë të qiellgërvishtësit
tempullit të ri të kryeqytetit tim
me një rregullsi milingonash
për t’i mbushur mendjen vetvetes se jetojnë akoma
se janë ata ama e vërtetë
antidjersë e sqetullave të qytetit


Vë era buzët në fletët
dhe frikëra shushurit e ëndrra


Orakulli rreket t’i thotë gjindjes kumtet e reja por
ngatërrohet në degët e përdredhura të ligjërimit modern
ku erërat qerthullohen në gjeratore enigmash pa fund
me buzët e shpërvjela nga ironia e sarkazma
për karamelet e mbështjella makinerisht
që ka mbledhur rreth vetes


Ankthi im është vetë orakulli që humb
në kollaret e brekushet e gjera e moderne
shpërfaqet ekraneve çdo orë e çdo ditë
në dy


orient e gjysmë perëndim
Ankthi im është kjo Tiranë e vogël
madhuar me hijet e mëngjesit dalë
nga mendësia e madhështisë pronviciale
e turmës të pangopur asnjëherë me lavdi
me fytyra pa shprehje që nxitojnë për askunnd


Tempujt e rinj – pyje betoni
hanë qiell, pyje e fusha
e dritën rrëmbejnë lirinë për pushtetin makut
duke ia lakmuar fronin Perëndisë


Ankthi im është një zhgabë Zeusi
Ai e ka dërguar ai të m’i hajë mëlçitë
të përbrendshmet
përditë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT