Riga shiu pritet të paraqiten gjatë natës dhe orëve të mëngjesit të ditës së shtunë. Nga mesdita nga pjesë qëndrore e veriore, mund të ketë zhvillime të rrebesheve të shiut, ndërkohë që nuk do të mungojnë dhe intervale me diell. Frynë erë mesatare dhe fuqishme nga jugperëndimi 5-15m/s, e pasdite në rrafshin e Kosovës, ndryshon drejtimin në veriore. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 13C, e maksimalet shkojnë në 16C e 18C.
Ditën e diel më shumë vransira përfshinë vendi, e ndërkohë që parqiten kohëpaskohe të reshura shiu, herë herë me intenzitet mesatarë. Temperaturat zbresin në 13C e 14C. Me rënie të temperaturave deri në mbrëmje, në vise më të larta malore reshjet e shiu përzien apo shndërrohen në borë. Nga dita e hënë do të vazhdoj të mbajë mot i ndryshueshëm, sa me vransira, intervale me diell, si dhe me rrebeshe të dobëta shiu kohëpaskohe. Temperaturat maksimale gradualisht në rritje deri në 19C, të martën. Minimalet zbresin deri në 7C.