Wednesday, January 15, 2025
BallinaVitrina e libritRizah Reshani -ZËRI I NËNES

Rizah Reshani -ZËRI I NËNES

Më flet, më flet kjo Shpirtbardhë
Nga kohë fëmijërie atje lartë
Herë si mjegull, herë si zjarr
Mbi supe të mia kujtime bart.


Më gjuan në kokë me topa arnash
Në gjoks më mbështetet si freski
Me plisa dheu e aromë bajgash
Ngre tek unë një tëbanë për dhi.


Në gji më merr kur frynë një erë
Në shtratin me kashtë më mbulon
Dashurinë shkund si një pemë
Me puthje amënore më ledhaton.


Një ibrik ujë të freskët më sjellë
Si dikur kur qeve në arë iu prija
Një jetë të re për të mbjellë
Miell nê maxhe të ketë Nënë Xhemilja.


Ky zë embëlak më mbush me mall
Shpirtin tim seç ma ligështon
Ti s’ ke tumor, as në veshka zall
Më jep kurajo, më forcon.


Bukë qerepi më jep në mëngjes
Tamël delesh në drekë e darkë
S’ më lë kaq herët të iku, të vdesë
I fortë, thotë je, nuk je plak…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT