Thursday, September 19, 2024
BallinaSportAro Muriç me notën më të lartë në ekipin ideal të javës...

Aro Muriç me notën më të lartë në ekipin ideal të javës në Premierligë

Arijanet Muriç i harroi menjëherë problemet që iu shfaqën në Kombëtaren e Kosovës për ta bërë një paraqitje monstruoze në Premierligë.

Përfaqësuesi kosovar ishte hero i Ipswich Town në fundjavë duke bërë pritje të jashtëzakonshme në barazimin pa gola në udhëtim ndaj Brightonit, shkruan “Gazeta Express”.

Për këtë, portieri shqiptar nga Mali i Zi u vlerësua me notën 9.1 nga SofaScore, që ishte nota më e lartë në formacionin ideal të javës në kampionatin anglez.

Muriç e sheh veten në ekipin ideal bashkë me yjet si Haaland, De Ligt etj,. /Gazeta Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT