Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë i cili pasi ishte dërguar në stacionin policor, kishte sulmuar fizikisht një polic.
Polici është lënduar dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Raporti i plotë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Prishtinë 15.09.2024-03:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili ishte shoqëruar në stacionin policor lidhur me një rast dhe ka sulmuar fizikisht duke e goditur viktimën-zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.