Thursday, September 19, 2024
BallinaVitrina e libritBekim Blaku-KUJTESË

Bekim Blaku-KUJTESË

Derisa shfletonte nëpër fashikuj
Faqe të ndryshme albumesh me fotografi
Në një Notebook gogja të vjetėr,
Disi papritmas, me njė gjysëmzë
M’u bë sikur mërmëriti
“Sa shumë njerëz që njihja
Sot nuk janë më në këtë Botë…”,

Se ç’kujtim vërdallë nëpër kokë i sillej
Pastaj, zuri dhe buza t’i dridhej
Dhe, përnjëherësh nga sytë
I rrodhën lot

Dhembjen e shpirtit, pastaj, m’u bë
Sikur me sytë e mi ia pashë
Nuk e fsheh dot, edhe mua aq shumë më mërziti
Në mendime të thella rashë

I fola nga shpirti për këtë realitet tjetër,
Nga dhimbja asaj,përnjëherësh iu bë
Sikur qëllimshëm i shprushja plagë
Një plagë të re e të thellë
Në një plagë të saj, të vjetër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT