Ne, me njëri-tjetrin,
nuk flasim?!
Për të tjerët, pas shpine si mos më keq flasim?!
Të tjerëve, çdoherë ju vëmë në ballë gabimet:
Vetes, ia harrojmë mbi supet, mbushur me gabime-dështimet.
Nga dita në ditë, Problemet tona shoqërore,
Po na shtohen në vazhdimësi!…
Merremi me gjëra,
-Krejt të pavlerë,
Ecim duke u zvarritur,
Mjerueshëm, pandërprerë!…
Vallë, nuk po e kuptojmë,
Kohën po humbasim,
Pa thelluar mendjen,
Pa kërkuar burimin e së keqes…,
Vitet e humbjes, po i ngasim!…
Presim, në heshtje durojmë!…
Dalëngadalë, në humnera po biem,-po vdesim, me prapakthime!…
Streha, oxhaku ynë po shembet,
Atdheu, trishtueshëm po na zvogëlohet, me rrugë-mërgime…
Deri kur do heshtim,
Si mumiet, moj Shqipëria ime?!…