Dallëndyshe e vogël
Me bishtin gërshërë,
Më thuaj njëherë
Si kalove këtë verë.
Mjaft shëtita
U argëtova
Vende të nxehta
Vizitova.
Kudo shkoja
Fëmijët gëzoja,
Çerdhe t’ re
Unë ndërtoja.
Jam kënaqur
Në këtë vend
Shumë kujtime
I mbaj mend.
Në çdo vend
Ku kam shkuar,
Djemtë dhe gocat
M’kanë nderuar.
Kur kam mbetur
Pa ushqim
M’jepnin grurë
Gjeja shpëtim.
Shpeshherë qiellin
Kam hulumtuar
Njerëzit kënaqeshin
Duke m’shikuar.
M’kanë lënë mbresa,
Shumë kujtime
Do t’vij prapë
Në çerdhën time.
Do të vij
Në pranverë,
Kur bën vapë
E s’fryen erë.