Saturday, December 21, 2024
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Qyteti im i huaj

Arjana Fetahu Gaba-Qyteti im i huaj

Eci rrugëve të qyteti tim i heshtur kuturu,
Unë, që rrugëve kaloja gjithmonë duke qeshur,
Gjithë fytyrat që njihja, janë zhdukur s’di se ku,
Tani jam i huaj, e ndihem përqeshur.


Kafeja, ku nisja ditën time të re gjithë gëzim,
Humbur pa gjurmë, sikur e hëngri gogoli,
Dhe rruga s’ka më emrin që e dija përmendësh,
Në dy orë vërdallë, asnjë nuk më foli.


As vajzën që dikur doja si i marrë, nuk e pash,
Kisha ëndërruar atë dite, sesi mund të ishte,
Mallkova me një gojë të fëlliqur të dashurin qytet,
Mallkova mërgimin, nga kishte e ç’kishte.


I huaj tashmë, për t’u ardhur keq,
Vallë si humbi humbi çdo gjë që doja aq shumë,
Veç diellit që lind e hënës në këtë qytet,
Të gjitha më janë hedhur në lumë.


Pallati ku linda, tjetërsuar sa dot nuk njoha,
“Ja ku e ke”,me gisht ma treguan,
Përballë meje qëndronte gjigand,
Por mua ca lot më shpëtuan.


Si kthehet njeriu kaq I dobët, dhe pa fuqi,
Mërgimi mbet plagë që ende përcëllon,
Më mirë mos qofsh kur humbet dashuri,
Sepse që kthehesh i huaj asgjë se ndryshon.


Mua që me dukej, sikur qyteti ish i gjithi imi,
Fatkeqësisht, më tregoi sesa shumë më kishte harruar!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT