Tuesday, October 22, 2024
BallinaVitrina e libritMeri Mezini -"RETE E DASHURUARA"

Meri Mezini -“RETE E DASHURUARA”

Eh.. si u puthkan sonte retë,
nga hëna nuk paskan turp,
yjet i shikojnë me endje,
nata shtati ku flenë butë


Dielli lind i nervozuar,
përqafimin do tua ndaj,
xhelozon puthjet e nxehta,
dërgon shiun që t’ua shuaj.


Dhe natyra qesh me vete,
kur sheh puthjet plotë rrëmbim,
le të puthen sa të duan,
kush jeton pa dashurinë.


Shiu ra vetëm ca pika,
retë e bardha si trazoi,
ujiti puthjet e nxehta, dashuria të lulëzoji.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT