Tuesday, October 22, 2024
BallinaSportShënoi dopietë me Lillen, Edon Zhegrova në formacionin e javës në Ligue...

Shënoi dopietë me Lillen, Edon Zhegrova në formacionin e javës në Ligue 1

Edon Zhegrova është një nga liderët e skuadrës së Lille në kampionatin francez. Lojtari shqiptar ia doli që në barazimin 3- 3 ndaj Strasbourg të shënonte dopietë. Takim ky i vlefshëm për javën e 5-të të Ligue 1.

Ishte pikërisht Edon Zhegrova që kaloi të tijët në avantazh të dyfishtë. Në minutën e 15-të, sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë me një goditje me të majtën. Ndërsa, në të 27-tën, Zhegrova dyfishoi shifrat duke dërguar topin në rrjete pasi e goditi atë me kokë.

Një paraqitje fantastike nga 25-vjeçari. “Soffascore” e ka vlerësuar me notën 8.9. Gjithashtu Zhegrova është zgjedhur edhe në formacionin më të mirë në Ligue 1.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT