Tuesday, October 22, 2024
BallinaVitrina e libritFeim Bllaca-N'KRAH T'DIELLIT

Feim Bllaca-N’KRAH T’DIELLIT

Udhëtova,
me krahët e diellit
mbi malet dhe fushat tona.
Ta shuaj etjen e dashurisë.
Jeta bleroi,
kur zemra shoi etjen.
Në maje të një lisi,
një pupëz
këndonte përvajshëm
këngën e lashtë
të trollit të shqiponjave.
Kudo mbretëronte ,
heshtje,varri.
Përpara një mrekullie.
Dielli ,
i lëshoi rrezet
përvëluese
sipër resh t’zeza.
Qetësia t’mpikste gjakun.
Kënga pupzës për bilbilin
Qiell e Tokë i tundi!
Bilbili doli fitues n’krah t’Diellit
Të parët tanë, patën thënë:
Jo me pahir
Po me gjithë mend
Me Diellin
Jeta lindi dhe sot gjallëron.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT