Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede -E PAQTË

Brixhilda Dede -E PAQTË

Ti je e rrallë për nga dinjiteti.
E rrallë nga dashuria që afron.
Por njëkohësisht kaq e bukur, kaq e ndjeshme.


Të të harrosh ty,..
Është, si të harrosh veten.
Si të harrosh ëndrrën, fatin tënd, apo frymën e gjallë të Krishtit.
Është mëkat, të të harrosh ty!


Buzët serioze i ndiej ajrit që thith kur vjen pa hezituar.
Hapat e lehtë, çastet fatlume. Vështrimin e ëmbël në dridhje të asgjëje të mbrojtshme.
Si refleks drite në vjeshtë.
Ti e zhveshura në dashuri e veshura në mendime.


Shtrëngoe me fuqinë e shpirtit të pastrehun tënd. Zhyte në ndjenja romantike.
Të ulërasë, shuar ethet e agonisë,
Pritur, deri të gdhirë.


Sot do të ri pa ngrënë,
të thith qumshin e bekuar.
Edhe bosh të jetë, ngopje të mos ndihej aspak.
Nuk di, si një femër duhet më shumë!


Më lër të vozis qetë detit të mendimit tënd.
Më lër të kujdesem, të të mbështes.
Më lër të jetoj për ty!
Ndryshe do shuhem si një yll i pajetë e kurrë adresë nuk do të më gjendet.


Qetësisht, më lër të marr krahësh dashurinë tonë në fluturim drejt rrugës së përjetësisë.
Nga vuajtjet asnjëherë mos mu ligështo!
Sepse, lëndojmë rrugën e gjallë e humbim këngën e ëngjëjve.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT