Sa herë mbyll sytë,
Gjumi më çon tek ti me klithma puthjesh,
E unë përhumbem deri në zgjim,
Me afshin e një trupi të dëshiruar çmendurisht,
Që më miklon me çdo prekje buzësh,
Në çdo qelizë të shpirtit.
Sa herë mbyll sytë,
Ëndrra më çon tek ti, me vështrimin e hënës,
Shkrirë në shkëlqimin e syve të tu,
Dhe unë vdes e rilind brenda teje
Në mijëra puthje dhe përkëdhelje.
Sa herë hap sytë,
Flatrat e mallit përcjellin stuhi lotësh,
Dhë etja ime për lëkurën tënde,
Kthehet në ortek që më mbyt,
Mes dy botësh…
Nëse je hija ime në shpirtin e një femre,
Nëse je shpirti im, fshehur në një hije,
Të lutem duamë!
Dhe buzëqesh…