U thinje, u plake,
Xhepat t’i zbrazen
Shpirtin ta vodhën,
Zemrën ta shqyen,
Lotët për bashkim u thanë,
Buzëqeshjen ta mpinë,
Në mall shpirtin ta lanë;
Gjuhën ta vranë,
Djepi bosh u tret.
Heshtja dhemb
Kullave bërtet,
Dashnia u tremb
Thyerjeve të mëdha mbet…