Tri here opinga rrahu dheun
Sikur kerkoi leje prej tij
Pastaj shamia palet ndehu
Me qetesi dhe madheshti.
Keshtu midis qiellit edhe botes
Vallja u lind, vallja u shpall
Kemba sinjale i çon tokes
Dhe dora qiellit i jep lajm.
Dhe vallja rrokulliset tutje
Ne kohera hedhur si hobe,
Prilli persiper i hedh lule,
Dhjetori boren shkund atje.
Valle shqiptare, shenja n’ere
Ylbere tirqesh tej tehu
Kush ju kerceu ju njehere
Dhe kembet rob s’i mbene te ju.
Kush ra midis vorbulles suaj
Dhe s’u perzhit, dhe s’u perflak
Ju bubullima me opinga,
Qe neper shekuj bridhni varg.