Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Halili -TANGON E VASILIKOS

Mimoza Halili -TANGON E VASILIKOS

Një tango luan era mbi gjethe Vasiliko
Kërcejtë harlisur fidan e bisk gjelbëruar
Farfurin e freskët si frut ftoi në gliko
Në garderobën e prikës parfumuar.


Në odë mbi tryezë erëron,moj Vasiliko
Nëpër oborre,ballkone,vitrinës dyqan.
Në gjergjef të vashave je lule magjik-o
Sythet e qëndisura harkojnë mbi fustan.


Shih,moj shih,përqark si të thurin kurorë
Degët gërshet e gjethet lidhur kordele.
Te pragu i nënës mbledhur dasmorë
Me aromën ëndëndjellës i përkëdhele.


Një çift i dashuruar këndon,moj Vasiliko!
Përmes rrugicave të hirta Athinjote
Majë direkut hipin si të jenë në Titaniko
Banorët e Pireut herët nga gjumi zgjonte.


Ah, këngën e vjetër si në kohën e Eposit
Vasiliko u hidhnin maratonëve në garë.
Parfum dashurie nën dilemën e Erosit
Kundërrmonin femrat sa dilnin në pazar.


Dilnin si nimfat gazmuar shtatzbavitur
Tangon e Vasilikos kërcenin në buzuqe
Djemtë kavalier me kostum stolisur
Magjepsen duke puthur buzët e kuqe.


Hidhe tangon me ta në pistë,moj Vasiliko
Dridhe,tunde si mbretereshë e bukurisë.
Në duart e princit hyjneshë fantastiko
Ujdis kodin e bukur enigmën e magjisë.


O,moj Vasiliko,e bukura Vasiliko!
Me aromë tënde më bëre për vete,moj.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT