Të dua pafundësisht!
Oh, sa i varfër ky fjalor për dritën që ndriçon shpirtin!
Më thuaj, më gjej një fjalë akoma më të fuqishme, a ka!
Të dua, më shumë sesa ti më do!
Ndërsa të kam puthur gjithë trupin,
më lër të të puth ndjenjat.
Me emocionet e zemrës, verbuar nga marrëzia.