Thursday, November 21, 2024
BallinaShowbizHoroskopi për datën 6 tetor

Horoskopi për datën 6 tetor

Dashi

S’ka rëndësi se sa po përpiqeni për të avancuar, do të hasni pengesa në çdo kthesë. Në vend që të vendosni afate apo të shpikni metoda strategjike jo shumë të njohura për të ecur puna, më mirë bëni një tërheqje. Të tjerët do t’ju japin një shans më shumë kur shohin që nuk ushtroni presion. Filloni të studioni se si mund të përballeni me situata të vështira si këto. Mblidhni forcat dhe do të shkoni larg.

Demi

Mos bini viktimë e frikës. Ju keni shansin të zgjeroni horizontet dhe nuk ka rëndësi nëse kjo do të thotë të diplomoheni në një nivel të caktuar, të shkoni jashtë shtetit për punë apo të publikoni disa lajme të shkruara. Rëndësi ka që gjithmonë të këkroni diçka të re përtej kufijve që ju rrethojnë . Dikush që vlerëson kurajon tuaj do t’ju japë suport si emocional ashtu edhe financiar. Kur i shpenzoni mirë resurset që keni rreth vetes, është e lehtë t’u përshtateni situatave.

Binjakët

Mund të ketë vetëm një lider grupi. Nëse i përkisni një organizate me shumë tipe ‘alpha’, më mirë largohuni. Do të humbisni kohë të vlefshme duke diskutuar se sa punë duhen bërë. S’ka pse emri juaj të lidhet me një organizatë që nuk funksionon mirë kur fare mirë mund të lanconi biznesin tuaj.

Gaforrja

Keni shumë probleme me një menaxher të vështirë. Sado që të përpiqeni, nuk ia plotësoni dot kërkesat. Kjo sepse është i pasigurt se c’do. Keni gjëra më të mira për të bërë me kohën tuaj të vlefshme.  Marrja e një roli të ri në një shtëpi botuese apo agjensi publikimesh do të jetë një ndryshim i mirpëritur për ju. Metodat tuaja të thjeshtëzuara të punës do t’ju vlerësohen.

Luani

Po luftoni me një vendim etik. Edhe pse doni të bëni më të mirën, keni frikë të flisni për ata që janë në pushtet pasi karriera juaj do të dëmtohej. Mund të jetë e nevojshme të rrezikoni punën  për të kënaqur ndërgjegjien tuaj. Disa njerëz do t’ju akuzojnë për tradhtimin e kompanisë. Asgjë nuk mund të jetë më qesharake se kjo. Nuk ka asnjë arsye pse t’i qëndroni besnik një organizate që viktimizon të tjerët.

Virgjëresha

Dikush po i fut hundët aty ku nuk i takon. Është koha t’i tregoni të shohë punën e tij. Ju keni përballë një person i cili nuk do t’ja dijë për ndjenjat e askujt përveçse për të tijat. Sa më shpejt t’i tregoni se nuk do ta toleroni, aq më i lumtur do të jeni. Një i afërm do t’ju japë mbështetjen e duhur morale gjatë kësaj kohe.

Peshorja

Jeni lodhur duke qenë i pari që dikush ju thërret sa herë që ka nevojë. Derisa të vendosni nevojat tuaja të parat, pakënaqësitë do të vazhdojnë t’ju shtohen. Mos t’ju dridhet qerpiku nëse ju thonë që jeni egoist. Cdokush që është i ndershëm e di sa bujar jeni ju. Nëse ky person kërkon vëmendjen tuaj duke bërë akuza të padrejta, është një shenjë që duhet të largoheni prej tij.

Akrepi

Një problem teknik do t’ju shkaktojë vonesa në punë. Sigurohuni që të njoftoni sa më shpejt të jetë e mundur ata që preken nga kjo situatë. Do t’ju mirkuptojnë më shumë kur i thoni problemet sesa kur pretendoni se cdo gjë shkon mirë. Nëse po kërkonit për punë, s’ka shpresë në horizont. Mënyra më e mirë për të përmirësuar aspektin tuaj profesiona është të merrni një diplomë të avancuar.

Shigjetari

Një iniciativë e papjekur do të reflektojë pasojat mbi ju. Nëse jeni të mërzitur nga një vendim i padrejtë, gjeni një mënyrë të shëndetshme për të shkarkuar frustrimin tuaj: sporti, muzika apo një projekt artizanl. Pasi të përmbushni këto kënaqësi do ta keni më të lehtë t’i përshtateni një siguate të re. Mund të arrini një marrëveshje me benefite, kështu që pranojeni me zemër të hapur.

Bricjapi

Do të jetë e vështirë të përmbani zemrëimin për një person të dashur. Jeni të lodhur për të pastruar këto rrëmuja që lë ky person impulsiv. Ai duhet të merret vetë me pasojat e veprimeve të tij. Ndërtimi i kufijve të shëndetshëm duhet të jetë prioritet për ju në këtë marrëdhënie. Jepini vetes një mundësi për të përpunuar ndjenjat tuaja.

Ujori

Do të shkëmbeni disa fjalë zemërimi nëpër meazhe, emaile ose rrjete sociale. Mos harroni se është e vështirë të gjykohen tonet nga komunikimi i shkruar. Nëse lexoni diçka që ju fyen, merrni frymë thellë para se të reagoni. Është mirë të prsini një ditë para se të jepni përgjigje. Do të sqaroni çdo keqkuptim kur nervat tuaja të jenë të qeta.

Peshqit

Mos i ngatërroni miqësitë me huatë. Mos i fusni fare financat në këto marrëdhënie. Nëse jeni keq me paratë më mirë pranoni një punë që nuk ofron shumë. Mësoni disa aftësi të reja në menaxhimin e pajisjeve për të impresionuar shefin tuaj dhe do të shihni se këto sjellje të tipit ‘di ta bëjë’ unë do t’ju cojnë para një pozicioni fitimprurës pune.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT