Kur vdes dita,
dielli derdh epshin mbi fytyrën
e mbështjellun me errësinë…
Temporalet e tokës,
godasin melankolinë e pakapshme
që përvëlohet në heshtjen e gruas…
…e zhveshun para muzgut
pret këputjen e yllit
mbi rrënqethjen e natës.
Kur vdes dita,
zhytemi të thyem
para shpirtit!