Një hap
Sa lidhje e fortë shpirtërore
Një kujtesë e konservuar
Një komedi n’memorie
Komedi më e madhe se e Dantes
Sa dëshmi të gjalla
Sa e sa heshtje
Rrugë pafund
Përtej ndërgjegjes
Përtej vetëdijësimit
Përtej hendekut
Përtej plejadës kohë
Harresa nuk i shuan të gjitha…
Kjo botë dalldisëse
Një lidhje me shumë kate
Sa përjetime të fuqishme
Sa lot i derdhi qielli shpirtit tokë
Megjithatë
Këtu plot ferr
Plot dritë
Shumë beteja
Po aq spektakle në vargje hyjnore
Kauzë është të dëgjosh zemrën…